Fitore e madhe e KB Prishtinës në FIBA Europe Cup

KB Prishtina ka shënuar fitoren e parë në fazën e dytë në kuadër të grupit të I në FIBA Europe Cup.

Sport

19/12/2018 20:47

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, kryeqytetasit kanë mposhtur në ‘Pallatin e Rinisë’ skuadrën nga Hungaria, Szlonoki Olaj, me rezultat 81:76.

KB Prishtina ishte skuadër dukshëm më e mirë se mysafirët nga Hungaria, duke e merituar këtë fitore.

Kujtojmë se kjo është fitorja e parë për Prishtinën në fazën e dytë, pas humbjes së pësuar në xhiron e parë në Gjermani nga Wuzburg./Lajmi.net/