Eliminohet Barcelona, Puyol ka bërë diçka fantastike pas humbjes nga Roma

Carles Puyol ka ngushëlluar ekipin katalan pas humbjes nga Roma me rezultat 3:0 dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Sport

11/04/2018 10:38

Ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka ngushëlluar ekipin katalan pas humbjes nga Roma me rezultat 3:0 dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ai ka thënë se Barcelona duhet të shkojë përpara dhe të fitojë dy garat e mbetura, La Ligën dhe Copa del Rey, përcjell “lajmi.net”.

“Është një goditje, por kemi ende dy tituj për të fituar. Tani më shumë se kurrë, Forca Barcelona”, shkroi Puyol në Twitter. /Lajmi.net/