Eksod në Man Utd

David Moyes do të ndryshojë në tërësi skuadrën e ndërtuar nga Sir Alex Ferguson me angazhimin e së paku pesë përforcimeve. Kapiteni Nemanja Vidic ka konfirmuar largimin dhe serbi do të nisë një eksod të emrave të mëdhenj në Old Trafford, derisa kampioni synon të bëjë ndryshime të mëdha. Sipas Daily Star, në mesin e…

Sport

08/02/2014 13:37

David Moyes do të ndryshojë në tërësi skuadrën e ndërtuar nga Sir Alex Ferguson me angazhimin e së paku pesë përforcimeve.

Kapiteni Nemanja Vidic ka konfirmuar largimin dhe serbi do të nisë një eksod të emrave të mëdhenj në Old Trafford, derisa kampioni synon të bëjë ndryshime të mëdha.

Sipas Daily Star, në mesin e atyre që do t’i bashkohen Vidicit në largim nga klubi janë Rio Ferdinand, Rafael da Silva, Patrice Evra, Shinji Kagawa, Nani, Anderson dhe Alex Buttner.

Menaxheri i ri Moyes është nën presion të madh pas rezultateve dëshpëruese deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë, dhe ai planifikon të bëjë ndryshime tek ekipi që vetëm një stinor më parë ishte fuqi dominuese në Premierligë.

Moyes do të udhëtojë në Brazil për të vëzhguar futbollistë që mund të jenë objektiva të tij për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.