E pabesueshme: Dortmund gabon me skuadrën e fundit në tabelë, Bayern vetëm tri pikë larg

Borussia Dortmund ka bërë një gabim të pafalshëm i cili në fund të sezonit mund t’i kushtojë edhe me titullin e kampionit.

Sport

18/02/2019 22:25

Lojtarët e Lucien Favre kanë lëshuar dy pikë të rëndësishme në udhëtimin kundër Nurnberg, shkruan lajmi.net.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 0:0 dhe ishte befasues për të gjithë audiencën sportive.

Kështu, Dortmund del me vetëm një pikë nga ndeshja me skuadrën që renditet e fundit në tabelën e Bundesliga.

Tashmë, liderët e ligës  gjermane kanë vetëm tri pikë më shumë sesa Bayern, dhe kështu japin mundësinë që gara të rihapet seriozisht.

Kujtojmë se deri në fund të stinorit, Dortmund kanë një ndeshje për të luajtur në ‘Allianz Arena. /Lajmi.net/