E pabesueshme çfarë ka ndodhur me Cleveland pas largimit të James

Largimi i LeBron James nuk ka ndikuar vetëm në rezultatet e Cleveland por edhe më gjerë.

Sport

26/10/2018 16:14

Cavaliers nuk regjistrojnë fitore në sezonin e ri, duke u renditur kësisoj në vendin e fundit të konferencës lindore, shkruan lajmi.net.

Përveç rezultateve të dobëta, skuadra po pëson humbje edhe në aspektet e tjera.

Problemi kryesorë qëndron me tribunat e skuadrës, saktësisht tifozët.

Me largimin e “mbretit” skuadra është detyruar që çmimet e biletave ti zbres jashtë normales, për të mbushur sallën.

Një biletë për ndeshjen Cleveland – Brooklyn është shitur për vetëm 1 euro e 75 cent. /Lajmi.net/