Drilon Hajrizi shpallet ‘MVP’ i finales

Drilon Hajrizi është shpallur ‘MVP’ i Kupës së Kosovës dhe këtë çmim e ka marrë në Mitrovicë aty ku ishte “mbret”, por tani me fanellë tjetër, atë të Sigal Prishtinës.

Sport

19/02/2017 23:02

Hajrizi ishte lojtari më i dalluar në fushë, me 17 pikë të shënuara.

Ai pas ndeshjes u deklarua shumë i lumtur me suksesin e arritur në Kupën e Kosovës.

“Kemi treguar një karakter shumë të madh sa i përket fituesit. Kemi arrit me u kthyer si ekip edhe me i ndihmuar njëri-tjetrit”, ka deklaruar Hajrizi./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.