Cech dhe Terry në stërvitje

Befasisht, portieri i Chelseas, Petr Cech dhe mbrojtësi John Terry janë paraqitur në stërvitjen e sotme, para ndeshjes së kthimit kundër Atletico Madridit, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Sport

29/04/2014 14:03

Portieri i Chelseas, Petr Cech dhe mbrojtësi John Terry morën pjesë në stërvitjen e sotme para duelit të kthimit me Atletico Madridin, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Cech pësoi një frakturë në bërryl në ndeshjen e parë në Vicente Calderon, dhe u zëvendësua gjatë pjesës së parë nga Mark Schwarzer.

Kurse, Terry u lëndua pas intervalit duke mos arritur të përfundonte takimin. Pas ndeshjes, menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho njoftoi se Cech ka përfunduar sezonin kurse Terry do të mund të luajë vetëm në rast se ekipi kualifikohet për në finale.

Mirëpo, BBC Sport ka bërë të ditur se ata të dy janë paraqitur sot në stërvitje, dhe mbetet të shihet nëse do të ftohen për duelin e nesërm.