Cavaliers – Warriors, ky ekip fiton ndeshjen e tretë finale në NBA

Golden State Warriors tani kanë epërsi 3:0 dhe janë vetëm një fitore larg titullit të kampionit në NBA.

Sport

07/06/2018 07:13

Golden State Warriors është pranë titullit të kampionit në NBA.

Kevin Durant realizoi 43pikë dhe 14 kërcime duke udhëhequr ekipin e tij drejt fitores ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 110-102 në ndeshjen e tretë të serisë finale në NBA.

Warriors tani kanë epërsi 3:0 dhe janë vetëm një fitore larg titullit të kampionit në NBA, përcjell “lajmi.net”.

Ndeshja e katërt zhvillohet në Quicken Loans Arena, të premten mbrëma. /Lajmi.net/