Cabadak jep dorëheqje nga Sigal Prishtina

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak ka thënë dorëheqje. Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se strategu turk ka ofruar dorëheqjen e tij e cila është pranuar nga bordi i Sigal Prishtinës. “Ju njoftojmë se sapo na erdhi vendimi i kryejtranerit të deritashëm, Ceyhun Cabadak, i cili na njoftoj për dorëheqjen e tij si kryetrajner i…

Sport

22/02/2014 11:27

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak ka thënë dorëheqje.

Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se strategu turk ka ofruar dorëheqjen e tij e cila është pranuar nga bordi i Sigal Prishtinës.

Ju njoftojmë se sapo na erdhi vendimi i kryejtranerit të deritashëm, Ceyhun Cabadak, i cili na njoftoj për dorëheqjen e tij si kryetrajner i KB SIGAL Prishtina.  Vendimi i tij, sado i papritur në këtë pjesë të sezonit, në mënyrë konsesuale është pranuar edhe nga bordi i KB SIGAL Prishtina, pasi që ishte edhe vendim dhe kërkesë personale e trajnerit”, ka njoftuar klubi.

“KB SIGAL Prishtina dëshiron ta falënderoj trajnerin Ceyhun Cabadak për përkushtimin e tij maksimal në arritjen e objektivave të Klubit tonë”.

“Cabadak filloj aventurën e tij në KB SIGAL Prishtina duke fituar Superkupën e Kosovës dhe në krye të tij, Klubi ynë momentalisht gjendet në pozitën e parë në Ligën e Kosovës si dhe në pozitën e dytë në Ligën Ballkanike.  Trajneri Cabadak gjithsesi do të mbetet si pjesë e historisë së Klubit tonë, duke qenë trajneri i parë që debutoj në garat ndërkombëtare dhe atë me fitore në një terren mjaft të vështirë si ai i Kumanovës. KB SIGAL Prishtina dhe lojtarët i dëshirojnë trajnerit suksese në të ardhmen e tij. Faleminderit Cabadak!”.

Sigal Prishtina humbi tri ndeshjet e fundit si mysafire në Ballkan League, dhe këto dolën të jenë vendimtare për fatin e trajnerit, i cili ka marr përgjegjësi dhe është larguar.