Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë sekretari gjeneral i FIBA

Patrick Baumann, sekretari gjeneral i FIBA, ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare.

Sport

14/10/2018 13:09

Shkaku i vdekjes së zviceranit ishte sulmi në zemër. Ai ishte në “Buenos Aires”, në lojërat olimpike për të rinj, ku ka pësuar sulmin kardiak, transmeton gazeta express.

Baumann ishte sekretari i tretë i FIBA. Ai ishte zgjedhur në këtë post në vitin 2003.

Në qershor të këtij viti, kontrata e tij u vazhdua deri në vitin 2031.

Baumann më herët ishte reprezentues dhe trajner i Zvicrës. /Lajmi.net/