Befason Shaqiri, ky mund të jetë klubi i ri

Schalke është klubi më i ri që ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Interit, Xherdan Shaqiri.

Sport

09/07/2015 08:56

Xherdan Shaqiri është në shitje.

Mesfushori kosovar do të largohet nga Inter, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Dhe, në listën e klubeve të interesuara për transferimin e tij është përfshirë një emër i ri.

Schalke dëshiron ta transferojë Shaqirin, duke e rikthyer në Bundesligë, vetëm gjashtë muaj pas largimit nga Bayern Munich, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.

Por, ai kërkohet edhe nga Wolfsburg, e Stoke City.