Bayern Munich gjen trajnerin e ri për sezonin 2018/19

Bayern Munich dëshiron ta angazhojë ish trajnerin e Borussia Dortmund, Thomas Tuchel.

Sport

25/10/2017 12:38

Bayern Munich ka identifikuar trajnerin e ri.

Sport Bild ka bërë të ditur se skuadra kampione nga Bundesliga pas këtij sezoni dëshiron ta angazhojë ish trajnerin e Borussia Dortmund, Thomas Tuchel.

Juup Heynckes është emëruar në detyrë deri në fund të këtij sezoni pas shkarkimit të Carlo Ancelottit.

Tuchel do të jetë trajner i ri nga sezoni 2018/19. /Lajmi.net/