Autoshtëpia Opel “Siqani” prezanton veturën luksoze OPEL Insignia 2017 (Foto)

Është prezantuar vetura më e re OPEL Insignia 2017 nga distributori i autorizuar në Kosovë Autoshtëpia Opel "Siqani".

Auto & Tek

31/05/2017 18:15

Versioni i ri i modelit Insignia, i kompanisë OPEL  vjen me një interier të mahnitshëm që është komod në vozitje dhe ka një pamje impresionuese. Këtë model mund ta gjeni në Autoshtëpinë Opel “Siqani”.

Kjo  veturë luksoze arrin shpejtësinë maksimale 260 km/h, dhe ka një motorr 140 ps që ka shpenzime minimale 4 litra në 100 kilometra.

Këto performanca e bëjnë këtë veturë super të kërkuar, dhe kur krejt kësaj i kombinohet edhe dizajni unik i jashtëm patjetër se OPEL Insignia do t’i prek majat e shitjes në tregjet botërore.

Interieri është i jashtëzakonshëm ku konzola qendrore sjell një ndjenjë tërësisht të re të saktësisë dhe komoditetit dhe mban në vete një varg teknologjisë dhe funksionesh superiore.

OPEL Insignia është veturë rehatshme, pamje unike, por edhe shpejtësinë e ka karakteristik, për ata që e pëlqejnë adrenalinën.

OPEL Insignia nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 260 km/h. Kjo e bënë OPEL Insignia veturë tepër konkurrente të treg.

E një lajm i mirë për adhuruesit e OPEL Insignia është se të gjitha modelet harxhojnë vetëm 4 litra në 100 kilometra.

Tek modeli me katër dhe pesë dyer, me transmision manual me 6 shpejtësi dhe sistemin Start/Stop, të dy variantet harxhojnë vetëm 4 litra në 100 kilometra

Motorri i OPEL Insignia është efikas në shpenzime dhe ka një teknologji të avancuar që e kanë punuar inxhinierët më me nam të OPEL-it.

Motorët e rinj dhe tejet efikas me injektim direkt të karburantit, siç janë dy motorë benzinë turbo dhe motorit të ri turbo-dizel me emetim të gazrave 99 g CO2, e rrisin portfolion e gjerë.

OPEL pra është njëra prej markave të veturave që respekton standardet më të larta të emitimit të gazrave e që modelet e kësaj kompanie mund ti gjeni ekskluzivisht në Autoshtëpinë Opel “Siqani”.

18740383_1068295006605518_3300067787563588156_n 18700286_1068294956605523_1136990950426213107_n 18699838_1068294953272190_3534910185863592664_n 18698336_1068294999938852_3194398921272758566_n 18698484_1068294949938857_3979955786427212258_n