Audi A3 zgjedhet vetura e vitit

Audi A3 është zgjedhur vetura e vitit. Makina e markës gjermane mori titullin e veturës më të mirë ndaj të gjitha veturave të tjera të serive të BMW-së dhe Mazda-së.

Auto & Tek

25/04/2014 18:41

Audi u zgjodh vetura më e mirë në mesin e 24 veturave të tjera nga e gjithë bota, ku qysh në fillim hyri në 12 veturat më të mira, pastaj duke kaluar më tej në tre veturat më të mira e kështu duke e fituar titullin në fund.

Ulrich Hackenberg, anëtar i bordit të zhvillimit teknik të Audi, tha në një fjalim për Universitetin Tsinghua të Kinës se çmimi ishte njohje për përparimet e modelit të ri.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Audi A3 është zgjedhur vetura e vitit”, tha Hackenberg. “Që nga prodhimi i tij i parë në vitin 1996, familja A3 është bërë pikë referimi për teknologjinë e veturave të Audi-së”.

“Me shitjet më të mira të A3, ne kemi krijuar me sukses një segment të ri të tregut për makina kompakte. Ky çmim që Audi morri sot është një njohje e madhe për konceptin tonë”, shtoi ai.

Përderisa Audi rrëmbeu çmimin kryesorë, BMW i3 fitoi titullin botëror “vetura e gjelbër” dhe titullin për dijaznin më të mirë.

Një tjetër çmim shkoi për Porsche 911 GT3, e cila fitoi titullin “Vetura me performancën më të mirë të vitit”, pavarësisht duke kujtuar se vetura kishte marrë shumë herë flakë përgjatë viteve.

Vetura më luksoze në botë u zgjodh Mercedes Benz S Class.