Ancelotti iu përgjigjet në mënyrë epike vërshëllimave nga tifozët e Juventusit

"Do të ngushëllohem duke parë në vitrinë trofeun e Champions League të vitit 2003”.

Sport

30/09/2018 08:41

Trajneri i Napolit, Carlo Anceltotti, ka folur pas vërshëllimave dhe ofendimeve nga tifozët e Juventusit.

Tekniku italian është përgjigjur në mënyrë thumbuese, përcjellë “Lajmi.net”.

“Të njëjtat kore të përhershme. Do të ngushëllohem duke parë në vitrinë trofeun e Champions League të vitit 2003”, deklaroi trajneri nga Roma.

Ai më 2003 drejtoi Milanin, duke mposhtur Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrëmë Juve mundi Napolin 3:1. /Lajmi.net/