Ali, Messi, Jordan e të tjerë, ja kë zgjedhin audienca sportive si më të mirin e historisë

Historia e sportit ka njohur sportistë të mrekullueshëm si Muhammad Ali, Michael Jordan, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Roger Federer.

Sport

18/10/2018 15:29

Varësisht nga interesat e audiencës sportive, tifozët kanë të preferuarit e tyre, shkruan lajmi.net.

Disa pëlqejnë një individ për shkakë të skuadrës së preferuar, disa pëlqejnë një individ edhe për atë çfarë është jashtë botës së sportit.

Epiteti i më të mirit të të gjitha kohërave është një çështje e madhe. Serena Ëilliams, Muhammad Ali, Phil Taylor, Tiger Ëoods, Roger Federer, Usain Bolt, Michael Phelps, Sachin Tendulkar, Michael Schumacher, Ronda Rousey, Michael Jordan, AP McCoy, Pele, Diego Maradona, Lionel Messi and Cristiano Ronaldo, ishin 16 emrat që u futën në diskutim.

Pas votimeve, kjo listë u ngushtua.  Katër emrat e fundit ishin; Muhammad Ali, Michael Jordan, Roger Federer e Lionel Messi.

Audienca e “Sport Bible” zgjodhi argjentinasin Lionel Messi si më të mirin e historisë. Pas tij mbeti Muhammad Ali me vetëm 2% më pak.

Federer ishte i treti kurse në pozitën e katërt legjenda e basketbollit Michael Jordan. /Lajmi.net/