A do të jetë ky trajneri i ri i Real Madridit?

Ish trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, mund të bëhet trajner i ri i Real Madridit.

Sport

03/11/2018 11:25

Kampionët e Evropës janë në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

‘Los Blancos’ aktualisht po drejtohen nga ish lojtari i tyre, Santiago Solari, të cilit duket se nuk do t’i besohet drejtimi deri në fund të sezonit.

‘Marca’ pretendon se 44 vjeçari Leonardo Jardim, i cili ka udhëhequr Monacon deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2017, është shfaqur kandidat potencial për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Një emër tjetër kandidatë për të marrë drejtimin e Realit është edhe trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino./Lajmi.net/