ZYRTARE: Wijnaldum transferohet te PSG-ja

PSG ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Gerginio Wijnaldum nga Liverpool.

Sport

10/06/2021 15:12

Holandezi u largua nga “Anfield” si agjent i lirë, pastaj arriti marrëveshje verbale me Barcelonën, mirëpo pas ofertës së PSG-së ndryshoi mendje duke kaluar në “Parkun e Princave”, transmeton lajmi.net.

Wijnaldum ka nënshkruar kontratë trevjeçare, që do ta lejojë të qëndrojë në Paris për se paku edhe tri vite.

Ndërkohë, thuhet se Wijnaldum do fitojë me shumë se 9.5 milionë euro./Lajmi.net/