ZYRTARE: Roma transferon Mayoral

Roma ka siguruar shërbimet e yllit të Real Madrid.

Sport

02/10/2020 18:51

Roma dhe Real Madrid kanë finalizuar marrëveshjen për Borja Mayoral, përcjell lajmi.net.

Mayoral do të ndihmojë ‘Giallorossi’ për dy vite, ku do të jetë në formë huazimi.

Ai do të jetë në ‘Stadio Olimpico’ deri më 30 qershor të vitit 2022.

Lajmin e kanë konfirmuar si faqja zyrtare e Real Madrid, ashtu edhe ajo e Romës. /Lajmi.net/