Real Madrid me mega ofertë për yllin e Tottenhamit

Real Madrid e do me ngulm transferimin e Christian Eriksen nga Tottenhami.

Sport

25/04/2019 12:12

Real Madrid ka kohë që e kërkon transferimin e Christian Eriksen, gjersa në verë do ta bëjë ofertën e parë.

Tottenham është i gatshëm që ta shet danezin, gjersa kërkon 150 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell lajmi.net nga Sport.

Real Madrid ka filluar kontaktet e para me agjentin e Eriksen, ndërsa në ofertë mund të përfshihet edhe Gareth Bale.

Uellsiani është i gatshëm që të rikthehet në Premierligë, ndërsa Tottenham kanë shprehur gatishmëri që të ribashkohet me të. /Lajmi.net/