Zyrtare: Qatip Osmani emërohet trajner i ri i FC Malishevës
FC Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e Qatip Osmanit si kryetrajner të ri të skuadrës. Klubi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur nga Tetova, i cili do të udhëheqë ekipin në sezonin e ri, me synimin për të arritur objektiva të reja dhe më të larta, transmeton lajmi.net Qatip Osmani…

Sport
FC Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e Qatip Osmanit si kryetrajner të ri të skuadrës.
Klubi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur nga Tetova, i cili do të udhëheqë ekipin në sezonin e ri, me synimin për të arritur objektiva të reja dhe më të larta, transmeton lajmi.net
Qatip Osmani është një nga emrat më të spikatur në futbollin e rajonit.
Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar tri herë titullin e kampionit të Ligës së Maqedonisë së Veriut me FC Shkëndijën, si dhe njëherë Kupën e Ligës në të njëjtin shtet.
Sukseset e tij nuk janë të kufizuara vetëm në trofetë – ai është vlerësuar për stilin e lojës, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar ekipe konkurruese dhe stabile.
Para se të marrë drejtimin e FC Malishevës, Osmani ishte trajner i FC Strugës.
Njoftimi i plotë:

Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, Qatip Osmani i cili do të udhëheqë skuadren tonë.
Qatip Osmani, një nga emrat më të njohur të futbollit në rajon, ka lënë gjurmë të thella në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, duke fituar trofe e duke ndërtuar sukses. Tani, strategu tetovar i bashkohet Malishevës për të udhëhequr ekipin tonë drejt objektivave të reja.
Mirë se vjen kampion, Prof. Qatip!/lajmi.net/