ZYRTARE: Liverpooli zyrtarizon transferimin e Ben Davies

Liverpooli ka kompletuar transferimin e Ben Davies nga Preston North End.

Sport

01/02/2021 21:05

25-vjeçari nënshkroi në ditën e fundit të afatit kalimtar, derisa “Reds” zyrtarisht konfirmuan këtë transferim, transmeton lajmi.net.

Davies ka nënshkruar kontratë afatgjatë, derisa i ka kushtuar gjigantit anglez 2 milionë euro.

Anglezi do të mbajë numrin 28 në fanellë.