ZYRTARE: KF Llapi zbulon transferimin e ri

KF Llapi vazhdon të përforcohet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Sport

16/07/2019 18:21

Skuadra nga ‘Zahir Pajaziti’ ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin boshnjak, Senad Husic.

29 vjeçari ka nënshkruar me Llapin marrëveshje një vjeçare.

Njoftimi i plotë i KF Llapit:

Zyrtare: Senad Husic përforcon Llapin

Podujevë, 16 korrik 2019 – Mbrojtësi i majtë, Senad Husic është futbollisti më i ri i Llapit. Ai vjen nga IFK Åmål dhe ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me klubin.

Senad Husic, 29 vjeç, i lindur më 12.04.1990 në Kalesija. Është mbrojtës i majtë me origjinë boshnjake. E ka nisur tek Bosna Kalesija, ku ka kaluar tek Zvijezda G, ku më pas u transferua në Divisionin e Hungarisë tek skuadra e Diósgyőr.

Në Premier Ligën e Bosnie-Hercegovinës ka 91 paraqitje, në Ligën e Hungarisë numëron 40 paraqitje, kurse ka edhe 5 ndeshje të luajtura në kualifikimet e Evropa Ligës.

/Lajmi.net/