Të Infektuar: 17.009

Të Shëruar: 14.716

Të Vdekur: 656

ZYRTARE: Higuain në Inter Miami

15:23 | 18 Shtator 2020

Gonzalo Higuain është transferuar në Inter Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Inter Miami ka konfirmuar transferimin e Gonzalo Higuain, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i bashkohet klubit amerikan nga Juventus pas shkëputjes së kontratës me skuadrën kampione të Italisë.

Higuain bëhet futbollisti i dytë i Juventusit i transferuar në Miami në javët e fundit pas mesfushorit Blaise Matuidi i cili po ashtu nënshkroi me klubin e ish mesfushorit anglez, David Beckham.

Inter Miami i ka dhënë mirëseardhjen yllit argjentinas me një postim në rrjetet sociale ku shihen pamje të disa prej golave më të bukur nga ish sulmuesi i River Plate, Real Madridit, Napolit, Juventusit, Chelseat dhe Milanit. /Lajmi.net/