ZYRTARE: Godin te Cagliari

Diego Godin ka ndërraur skuadër.

Sport

24/09/2020 21:06

Edhe zyrtarisht, Diego Godin është larguar nga skuadra e Inter.

Tash e disa javë, qendërmbrojtësi uruguaian lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Cagliari.

Pak minuta më parë, faqja zyrtare e Cagliari ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit me përvojë, Godin.

Lojtari pati një kohë mjaft të mirë me Inter, por duket se nuk ishte më pjesë e planeve të Antonio Conte.

Kështu, Godin nënshkruan me Cagliari për një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023./Lajmi.net/