Zyrtare: Florent Muslija i bashkohet Kosovës

Ylli i Hannover 96, Florent Muslija, ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës kombëtare të Kosovës.

Sport

21/06/2019 21:53

Muslija i cili paraqitet në Bundesliga luajti disa ndeshje të jashtëzakonshme duke tërhequr vëmendje të madhe.

Lajmin se Florenti do t’i bashkohet kombëtares Dardane e ka konfirmuar gazetari Arlind Grantolli, përcjell lajmi.net.

Muslija i cili luan si mesfushor sulmues do të jetë një ndihmë e madhe për kombëtaren e drejtuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografitë e Florent Muslija me zyrtarët e FFK-së, të publikuara nga Grantolli. /Lajmi.net/