Zyrtare: Chelsea transferon mbrojtësin francez nga Monaco

Skuadra e Chelseat ka bërë një tjetër goditje gjatë afatit kalimtar të verës. Blutë e Londrës kanë transferuar futbollistin e Kombëtares së Francës, Axel Disasi, shkruan Lajmi.net 25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me ekipin nga Londra. Ai bëri 130 paraqitje në Ligue 1, ka luajtur katër herë me Francën dhe ishte pjesë e ekipit…

Sport

04/08/2023 11:04

Skuadra e Chelseat ka bërë një tjetër goditje gjatë afatit kalimtar të verës.

Blutë e Londrës kanë transferuar futbollistin e Kombëtares së Francës, Axel Disasi, shkruan Lajmi.net

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me ekipin nga Londra. Ai bëri 130 paraqitje në Ligue 1, ka luajtur katër herë me Francën dhe ishte pjesë e ekipit të parë në Botërorin “Katari 2022”.

Chelsea për mbrojtësin francez ka paguar plotë 40 milionë euro, kurse Disasi do t’i bashkohet skuadrës menjëherë gjatë ditës së sotme./Lajmi.net/