Erjola i thotë Romeos së historia e Donaldit dhe Beatriksës po përsëritet: Ai po luan me ndjenjat e Heidit

Një dhuratë e Vëllait të Madh, një suitë për çiftin Heidi-Romeo shkaktoi debate në shtëpi, teksa në orët e para, Romeo nuk qëndroi me Heidin në suitë. Ai pati një debat me Julin, gjë që u komentua edhe nga banorët e tjerë. Ndërkohë, gjatë ‘prime’ të sotëm, banorët komentuan situatën. Erjola: Unë nuk e kam…

ShowBiz

27/04/2024 22:30

Një dhuratë e Vëllait të Madh, një suitë për çiftin Heidi-Romeo shkaktoi debate në shtëpi, teksa në orët e para, Romeo nuk qëndroi me Heidin në suitë.

Ai pati një debat me Julin, gjë që u komentua edhe nga banorët e tjerë. Ndërkohë, gjatë ‘prime’ të sotëm, banorët komentuan situatën.

Erjola: Unë nuk e kam përdorur situatën. Më la shije të hidhur, nuk do doja të isha në vend të Heidit. Historia po përsëritet sepse po më duket film i shëmtuar. Një histori që e kam parë përpara, po bën një lojë fiktive me ndjenjat e asaj vajze. Më duket diçka e parë në edicione të kaluara. Historisë së edicionit të parë, mes Donaldit dhe Beatriksës, më duket sikur historia po përsëritet. Nuk e shoh reale sot për sot.

Meritoni: Unë shoh një situatë ku të gjithë po përpiqen të përfitojnë. S’është normale që Egla i thotë Heidit, po të isha unë do kisha dalë. Provokimi i Julit ishte i qëllimshëm.

Graciano: Nuk kam dashur ta përdor kundër çiftit. Shikoj Heidin që ishte e vetmuar dhe jam munduar pa të keq për t’i dhënë sinjalin, për t’i thënë hajde. Po të isha tendencioz nuk çohesha për t’ju bërë mëngjes.

YouTube player