Zyrtare: Bayern transferon Douglasin

Douglas Costa është futbollist i ri i Bayern Munichut. Shakhtar Donetsk ka konfirmuar shitjen e mesfushorit brazilian për 30 milionë euro.

Sport

01/07/2015 11:58

Shakhtar Donetsk dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për transferimin e Douglas Costa te kampioni i Bundesligës.

Mesfushori brazilian do t’i bashkohet gjigantit nga Allianz Arena në transferim me vlerë prej 30 milionë euro, ka konfirmuar klubi ukrainas.

“Shakhtar e falënderon Douglasin për aventurën e tij në ekip dhe i uron sukses me klubin e ri”, thuhet në komunikatën e Shakhtarit.