Zyrtare: Antony i bashkohet Man United

Antony është transferuar te Manchester United. Ylli brazilian, Antony ka lënë skuadrën e Ajax Amsterdam për t’iu bashkuar ‘Djajve të Kuq’, përcjell lajmi.net. Man United kanë paguar 95 milionë euro për kartonin e lojtarit. 5 milionë të tjera ‘Djajtë e Kuq’ do t’ia dërgojnë skuadrës së Ajax në formë të bonuseve. Lojtari ka nënshkruar kontratë…

Sport

30/08/2022 14:31

Antony është transferuar te Manchester United.

Ylli brazilian, Antony ka lënë skuadrën e Ajax Amsterdam për t’iu bashkuar ‘Djajve të Kuq’, përcjell lajmi.net.

Man United kanë paguar 95 milionë euro për kartonin e lojtarit.

5 milionë të tjera ‘Djajtë e Kuq’ do t’ia dërgojnë skuadrës së Ajax në formë të bonuseve.

Lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi për një vit. /Lajmi.net/