ZYRTARE: Adenis Shala futbollist i Gjilanit

Gjilani ka arritur të përforcohet me sulmuesin e krahut, Adenis Shala.

Sport

13/02/2020 13:06

Ish anëtari i Ferizaj, Shala, ka vendosur të nisë një aventurë të re në Superligën e Kosovës, duke iu bashkuar skuadrës së Gjilanit.

Adenisi, 21 vjeçar, do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit me skuadrën nga Anamorava, pas një aventure 6 mujore me Ferizaj.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të SC Gjilani, lidhur me transferimin e Shalës. /Lajmi.net/