Zbulohet një detaj interesant i yllit të Dortmundit, është katër vite më i vjetër

Kur gënjen në moshë, kjo ka ndodhur shpeshherë – por pak raste ndodhin në futboll, sidomos në atë europian. Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko mësohet se është katër vjet më i vjetër sesa mosha e tij 18-vjeçare, shkruan Lajmi.net Gazeta gjermane, BILD.de shkruan se futbollisti është 22-vjeçar dhe jo 18-vjeçar, ashtu siç shkruan në…

Sport

09/03/2023 16:32

Kur gënjen në moshë, kjo ka ndodhur shpeshherë – por pak raste ndodhin në futboll, sidomos në atë europian.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko mësohet se është katër vjet më i vjetër sesa mosha e tij 18-vjeçare, shkruan Lajmi.net

Gazeta gjermane, BILD.de shkruan se futbollisti është 22-vjeçar dhe jo 18-vjeçar, ashtu siç shkruan në të gjitha raportet e UEFA-s dhe Bundesliga-s.

Dokumentat e futbollistit janë publikuar në media dhe ai tashmë nuk do të llogaritet si talent, por si një lojtar profesionist sipas moshës së tij.

Moukoko gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 18 paraqitje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste. Vlera e tij momentale sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 30 milionë euro./Lajmi.net/