Lladrovci i jep ‘goditje’ partisë së tij: Ka njerëz të korruptuar brenda PDK-së
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka persona të korruptuar, duke thënë se një dukuri e tillë është e pranishme edhe në subjektet e tjera politike në Kosovë. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Debat Plus”, Lladrovci ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e tij të shprehur…
Lajme
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka persona të korruptuar, duke thënë se një dukuri e tillë është e pranishme edhe në subjektet e tjera politike në Kosovë.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Debat Plus”, Lladrovci ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e tij të shprehur në vitin 2017, kur kishte kërkuar që në kryesinë e PDK-së të zgjidheshin persona pa të kaluar të keqe dhe pa përfshirje në korrupsion, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se edhe atëherë kishte bërë thirrje që në strukturat drejtuese të partisë të mos votoheshin persona të cilët, sipas tij, kishin probleme me integritetin.
“Në 2017 kam kërkuar me zgjedh njerëz të kryesisë që nuk kanë kalume jo të mirë, domethënë njerëz që nuk janë të korruptuar edhe kam thënë të mos votohen njerëz të korruptuar”, ka deklaruar Lladrovci.
Kryetari i Drenasit ka pranuar se, sipas tij, persona të korruptuar ka brenda strukturave të PDK-së, por ka theksuar se kjo nuk është një dukuri që lidhet vetëm me këtë parti.
“A ka njerëz të korruptuar brenda strukturave tona, sigurisht që ka. Sigurisht që ka jo vetëm brenda PDK-së, por brenda të gjitha subjekteve që janë aktive në Kosovë”, është shprehur ai.
Deklaratat e Lladrovcit vijnë në kohën kur në PDK pritet të zhvillohen procese të brendshme politike pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të partisë./lajmi.net/