Zbulohet një detaj i rëndësishëm nga aksidenti i Emiliano Sala

Futbollisti Emiliano Sala, i cili vdiq nga një përplasje e aeroplanit në kanalin anglez, ishte ekspozuar ndaj niveleve të larta të monoksidit të karbonit, ka zbuluar një raport, përcjell lajmi.net.

Sport

14/08/2019 15:25

Argjentinasi dhe piloti David Ibbotson, gjetën vdekjen pas rrëzimit të aeroplanit më 21 janar, kur po udhëtonin drejt Cardiffit nga qyteti francez, Nantes.

Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB), tha në një raport se testet e toksikologjisë gjetën një nivel të lartë të ngopjes së monoksidit të karbonit në gjakun e Salah.

Piloti Ibbotosn nga Lincolnshire, ende nuk është gjetur.

Por, besohet se edhe ai do të ishte ekspozuar ndaj monoksidit të karbonit, sipas raportit./Lajmi.net/