Zbulohet fanella e Juventusit për sezonin e ri

Fanella e Juventusit për sezonin e ri është zbuluar.

Sport

23/04/2019 18:54

Kampionati italian i futbollit ka kryer punën për çështjen e titullit, me Juventusin që ka fituar titullin e tetë më radhë.

Pas shpalljes kampion këtë sezon, Juventus po përgatitet për sezonin e ri.

Dhe gjëja e parë për sezonin e ri, janë fanellat që do të vesh kjo skuadër.

Mediet në Itali kanë publikuar imazhe se si do të duken fanellat e Juventusit për sezonin e ri.

Ngjyra e bardhë dhe e zezë do të dominojë sërish në fanellën e Juventusit, por ndryshimi është të ngjyra rozë, do ka zënë vend në këtë fanellë./Lajmi.net/