Zabaleta flet për De Bruyne – ka një këshillë për Guardiolan dhe Man City

Legjenda e Manchester City, Pablo Zabaleta, ka dhënë një këshillë për ish skuadrën dhe trajnerin e saj.

Sport

19/09/2019 16:46

Zabaleta ka dhënë disa komente lidhur me yllin e ‘Citizens’, Kevin de Bruyne, i cili ka pasur një paraqitje fenomenale kundër Shakhtar Donetsk.

Argjentinasi ka thënë se De Bruyne duhet të luajë në secilën ndeshje të Man City, nëse skuadra dëshiron titujt e kampionit, duke u mbështetur edhe në humbjen ndaj Norwich, ku mesfushori niste nga banka rezervë.

“Është e mirë të shohësh lojtarë si Kevin de Bruyne. Mund ta shihni se çfarë sjell ai për skuadrën, ishte i jashtëzakonshëm” ka thënë Zabaleta për ‘BT Sport’, transmeton lajmi.net.

“Ne zakonisht shohim dy apo tri asistime nga ai, apo ndoshta edhe gola, por ajo që sjell ai është fantastike dhe bënë diferencën” ka thënë tutje argjentinasi.

“Ai duhet të luajë në secilën ndeshje” shtoi ish mbrojtësi i Man City.

De Bruyne pati paraqitje të mira edhe me kombëtare, kur në ndeshjen ndaj Skocisë regjistroi tri asistime brenda 32 minutave. /Lajmi.net/