​Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite edhe Deklarata lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale

Nesër në orën 11:00 mblidhet Kuvendi i Kosovës. Janë pesë pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe Deklarata lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 2. Betimi i deputetëve, 3. Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara…

Lajme

27/09/2026 23:27

Nesër në orën 11:00 mblidhet Kuvendi i Kosovës.

Janë pesë pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe Deklarata lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Betimi i deputetëve,

3. Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026,

4. Zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës,

5. Formimi i komisioneve parlamentare.