Young Boys – Basel: Dueli për pozitën e parë, Zhegrovës i besohet pozita e startuesit

Basel ka publikuar formacionin për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Sport

26/01/2020 15:00

Skuadra e Basel do të luajë në udhëtim tek Young Boys, në kuadër të Superligës së Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes Young Boys dhe Basel cakton edhe liderin e Superligës zvicerane, pas diferenca mes tyre është vetëm dy pikë.

Në ndeshjen që fillon në ora 16:00, nga minuta e parë do të luajë Edon Zhegrova, ylli i kombëtares së Kosovës. /Lajmi.net/