Yllin që e duan shumë skuadra, po e transferon Juventusi

Juventus është duke tentuar t’i bëjë disa transferime të mëdha në afatin e kalimtar veror.

Merkato

26/03/2019 14:37

Juventus dëshiron ta bëjë një revolucion të vogël në skuadër, duke bërë disa largime dhe transferime në verë.

‘Zonja e Vjetër’ po tenton ta transferojë mbrojtësin e krahut të Benficas, Alejdanro Grimaldo, përcjell lajmi.net.

23-vjeçari po kalon nëpër një formë të mirë te skuadra portugeze, andaj Juventus është i gatshëm që të paguajë 35 milionë euro.

Grimaldo në këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 43 ndeshje për Benfican. /Lajmi.net/