​Ylli i Zvicrës ka një mesazh për Avdullahun para sfidës me Kosovën

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Zvicrës, Manuel Akanji, ka folur për vendimin e Leon Avdullahut i cili ditë më parë pranoi ftesën e Kosovës duke i thënë ‘Jo’ Zvicrës. Ai ka thënë se duhet respektuar vendimi i lojtarit për të luajtur për Kosovën. “Ky është vendimi i tij. Mendoj se kemi një ekip më të…

Sport

03/09/2025 12:32

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Zvicrës, Manuel Akanji, ka folur për vendimin e Leon Avdullahut i cili ditë më parë pranoi ftesën e Kosovës duke i thënë ‘Jo’ Zvicrës.

Ai ka thënë se duhet respektuar vendimi i lojtarit për të luajtur për Kosovën.

“Ky është vendimi i tij. Mendoj se kemi një ekip më të mirë se Kosova. Nëse ai dëshiron të luajë për Kosovën, atëherë duhet ta bëjë,” tha Akani.

Ai foli edhe për përballjen e ardhshme ndaj Kosovës

“Kemi qenë dy herë përpara në ndeshjet e fundit dhe kemi pësuar një gol barazimi në fund të ndeshjes. Ata sigurisht që nuk janë një kundërshtar i lehtë; duhet të jemi të fortë dhe të gatshëm që nga minuta e parë.”

Ballafaqimi ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet të premten më 5 shtator.