Xhaka: Më mirë në Prishtinë se në Ibiza
Granit Xhaka është i lidhur ngushtë me vendin e tij, Kosovën. Madje, përfaqësuesi zviceran thotë se më mirë është për të që të pushojë në Prishinës, sesa të shkojë në Ibiza.

Sport
Granit Xhaka e do Prishtinën më shumë se çdo qytet tjetër. Mesfushori kosovar ka hequr dorë nga pushimet në Ibiza, ku shkuan futbollistët tjerë shqiptarë të Zvicrës, vetëm e vetëm që pushimet t’i kalojë në kryeqytetin kosovar.
“Prishtina është më e mirë sesa Ibiza. Unë e dua vendlindjen time. Këtu i kam familjarët dhe këtu kënaqem më shumë sesa në Ibiza. Unë e dua Prishtinën, Kosovën dhe dua të pushoj në vendin tim”, ka thënë Xhaka për Klan Kosova.
Ai e shprehu gëzimin e tij për golin e shënuar në Botëror ndaj Francës, ndërsa e lavdëroi Lionel Messin, për të cilin thotë se është futbollisti më i mirë në botë.