Dy ndeshje interesante sot në Superligë, të dyja luhen në Hajvali

Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll fillon me dy ndeshje mjaft interesante. Kësisoj, Prishtina e Re do të përballet me Dritën. Gjilanasit aktualisht kryesojnë renditjen tabelare me 60 pikë, pesë më shumë se Ballkani. Ndërkohë, Prishtina e Re e mbyll renditjen në pozitën e fundit me 28 pikë dhe ka shumë pak…

Sport

02/05/2026 10:48

Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll fillon me dy ndeshje mjaft interesante.

Kësisoj, Prishtina e Re do të përballet me Dritën. Gjilanasit aktualisht kryesojnë renditjen tabelare me 60 pikë, pesë më shumë se Ballkani.

Ndërkohë, Prishtina e Re e mbyll renditjen në pozitën e fundit me 28 pikë dhe ka shumë pak gjasa për mbijetesë. Kjo ndeshje nis nga ora 14:00.

Në duelin tjetër që zhvillohet sot, Prishtina do të jetë nikoqire e Malishevës.

Dy skuadrat që synojnë vendin e tretë, i cili dërgon në garat evropiane, do të përballen mes vete.Aktualisht, Malisheva renditet e treta me 49 pikë, ndërsa Prishtina është e katërta me 45 pikë.

Përballja Prishtina – Malisheva luhet nga ora 16:00, ndërsa të dyja do të luhen në Hajvali.