Haxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Institucionet s’janë private, janë publike
U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje me konferencën që kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, mbajti në orët e para të 29 prillit bashkë me ish-kandidaten për presidente, Feride Rushiti, në ambientet e Presidencës. Në pyetjen e gazetares së Klan Kosova, Endrita Bajrami, e cila po qëndron në Studime të Vushtrrisë për…
Lajme
U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje me konferencën që kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, mbajti në orët e para të 29 prillit bashkë me ish-kandidaten për presidente, Feride Rushiti, në ambientet e Presidencës.
Në pyetjen e gazetares së Klan Kosova, Endrita Bajrami, e cila po qëndron në Studime të Vushtrrisë për të përcjellë homazhet me rastin e përkujtimit të masakrës në këtë fshat nga forcat serbe, se pse ka lejuar mbajtjen e asaj konference në atë hapësirë, Haxhiu u përgjigj: “Institucionet nuk janë private, janë publike”.
Kurti dhe Rushiti iu drejtuan opinionit në orët e para të 29 prillit, pak pasi Kuvendi dështoi të zgjidhte presidentin e vendit në seancën e 28 prillit, e cila përfundoi në orën 24:00.
Ky veprim i Kurtit u kritikua në publik, duke u konsideruar si keqpërdorim i pozitës dhe i pushtetit.