Xhaka, “kampion” në Instagram (FOTO)
Në krye të “top” listës më të ndjekur është Taulant Xhaka me më shumë se 200 mijë ndjekës.

Sport
Teksa jemi në atmosferën e botërorit, rrjetet sociale janë një matës mjaft i rëndësishëm për ndjekjen e futbollistëve. Pas një kërkimi ne Instagram, kemi edhe listën se kush janë futbollistët më të ndjekur.
Në “top” listën më të ndjekur janë Taulant Xhaka me më shumë se 200 mijë ndjekës, kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i cili është konsideruar gjithnjë si një nga meshkujt seksi shqiptar, me 168 mijë ndjekës dhe në vend të tretë futbollisti Shkëlzen Gashi, me 156 mijë ndjekës, përcjell “Albeu.com”.
Shumë të ndjekur në rrjetet sociale janë edhe portieri, Etrit Berisha, Mërgim Mavraj, Elsi Hysaj, Ermir Lenjani, Andi Lila, Bekim Balaj, etj…