Xavi befason: As Mbappe, as Neymar – ky mund të jetë lojtari që mund të mbërrijë nivelet e Messit dhe Ronaldos

Ikona e Barcelonës, Xavi beson se Raheem Sterling do të dalë në skenë si lojtari më i mirë në botë kur Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do ta lirojnë atë.

Sport

18/09/2019 19:18

Ylli i Manchester Cityt ka filluar sezonin e ri në modë të jashtëzakonshme, duke shënuar tetë herë për klubin dhe vendin.

Rikthimi i shënimit të golave dhe efektiviteti i përgjithshëm është përmirësuar dukshëm nën Pep Guardiolën dhe 24-vjeçari tani është një nga lojtarët e parë të zgjedhur për kampionët e Premierligës, përcjell lajmi.net.

Xavi i tha The Mirror: “Messi është më i miri për mua, dhe edhe pse ata të dy akoma janë duke luajtur në një nivel shumë të lartë, do të vijë dita jo aq larg, kur dikush tjetër duhet të futet në ato ‘këpucë”.

“Ju shikoni lojtarët e rinj që mund në të ardhmen mund të mbërrijnë majat dhe ju po mendoni për Neymar, Kylian Mbappe, Mohamed Salah dhe natyrisht Sterling. Unë në këtë moment shoh që Sterling po fiton atë garë”.

”Ai ka qenë lojtar i rrezikshëm, por me Guardiolan është bërë një nga më të mirët në botë”, tha Xavi. /Lajmi.net/