Wenger kundër ‘golit si mysafir’

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se ka ardhur koha që Liga e Kampionëve ta largojë rregullën e golit si mysafir.

Sport

19/03/2015 13:26

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është ende i hidhëruar pas eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.

Gjiganti londinez u eliminua vetëm për faj të rregullës së golit si mysafir, dhe pikërisht këtë e kundërshton Wenger.

“Kjo është një rregull të cilës i ka dalë afati. Është krijuar në vitet e 60-ta kurse sot ka rëndësi të tepërt”, deklaroi Wenger për mediat britanike.

Rregulla u vendos më 1968, por hyri në fuqi në Ligën e Kampionëve nga edicioni 1970/71.

“Asnjë skuadër e mbetur në Ligën e Kampionëve, përveç Barcelonës, nuk është mbi të tjerat”, u shpreh ai.