Wenger: Arsenali nuk mund ta arrijë Chelsean

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se skuadra e tij nuk ka gjasa që ta arrijë Chelsean në tabelën e klasifikimit të Premier Ligës.

Sport

21/03/2015 19:21

Wenger ka thënë se skuadra e tij nuk është në garë për titullin e Premier Ligës, edhe pse është skuadra më në formë për momentin në Premier Ligë.

“Chelsea ka një siguri të mirë dhe mendoj se kanë gjëra të mjaftueshme për tu bërë sikurse një sirenë e qetë”, thë Wenger.

“Ata kanë shumë siguri. Për momentin ne nuk jemi duke menduar që të luftojmë dhe të llogarisim pikët”.

“Ne do të tentojmë të fitojmë ndeshjet e ardhshme”, përfundoi trajneri i Arsenalit.