Wanda: Icardi dhe Inter afër paqes

E dashura dhe agjentja e Mauro Icardit ka bërë të ditur se lojtari është afër paqes me skuadrën e Inter.

Sport

18/03/2019 23:30

Sulmuesi argjentinas ka humbur nëntë ndeshjet e skuadrës së tij, por duket se gjithçka është afër një marrëveshjeje që do të qetësonte situatën.

Icardi është afër që të rivendos paqe me skuadrën e Inter, pas shumë zërave që e largojnë nga skuadra, sipas Wanda Nara.

“Nuk di asgjë për takimin e mundshëm të së premtes. Kam folur me Marotta dhe paqja është afër. Nëse Mauro takohet me trajnerin të premten, ata duhet të flasin me njëri tjetrin” ka thënë Nara, transmeton lajmi.net.

Tutje, gruaja e lojtarit që njëkohësisht është agjentja e tij, ka konfirmuar se sulmuesi po kthehet në gjendjen e duhur fizike, dhe se ka raporte të mira me të gjithë shokët e skuadrës. /Lajmi.net/