Vidal pas kartonit të kuq me Kilin: Kërkoj falje nga i tërë shteti, nuk dorëzohemi

Mesfushori Arturo Vidal ishte protagonist negativ në ndeshjen e Kilit ndaj Ekuadorit, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Sport

17/11/2021 13:19

Vidal bëri një ndërhyrje të tmerrshme ndaj kundërshtarit, duke e goditur me shkelmë në fytyrë dhe u largua direkt me të kuq pas 14 minutave, transmeton lajmi.net.

Pas humbjes 0 – 2 të Kilit, ka reaguar edhe Vidal që kërkoi falje nga i gjithë shteti.

“Ende nuk mund ta besojë, dua të kërkojë falje te bashkëlojtarët, stafi, familja dhe i gjithë shteti. Ne do vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Kili renditet në pozitën e gjashtë me 16 pikë, një më pak se pozita e katër, që të dërgon direkt në Kupën e Botës./Lajmi.net/