Kurti u regjistrua në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, e quan proces vendimtar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u regjistrua në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ai e quajti atë një proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror. Me këtë rast, kryeministri Kurti u bëri thirrje…

Lajme

02/05/2024 16:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u regjistrua në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Ai e quajti atë një proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror.
Me këtë rast, kryeministri Kurti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen.
Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe vazhdon deri më 17 maj.